PL-ja do më shumë deputetë në listat e sigurta të PD-së, Blushi negociata në selinë blu


Me kreun e Partisë së Lirisë Meta të arrestuar, negociatat me kreun e PD-së Berisha po i zhvillon Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi.

Ai ka shkuar paraditen e sotme në selinë blu për të vijuar bisedimet lidhur me zgjedhjet e 11 majit ku PL-ja kërkon më shumë deputetë në listat e sigura të PD-së, ka raportuar për News24 gazetari Osman Stafa.

Berisha e Meta kanë qenë në aleancë parazgjedhore në zgjedhjet  e fundit lokale të 14 majit 2023.

Ata kanë qenë së bashku edhe në qëndrimet kundër qeverisë Rama ndërsa kreu i PD-së e ka mbështetur Metën në fjalimet publike gjatë protestave të opozitës.