Rama: T’i kërkosh drejtësisë së re mos të bëjë gabime, njësoj sikur t‘i kërkosh fëmijës të shkruajë 3 gjuhë të huaja pa mësuar asnjë abetare


 

Kryeministri Edi Rama në takimin me strukturat e Partisë Socialiste në Tiranë foli për drejtësinë e re në Shqipëri.

Rama tha se është absurde të kërkosh që nga një sistem drejtësie që ka vetëm 5 vite që funksionon të mos bëjë asnjë gabim.

“T’i kërkosh drejtësisë së re mos të bëjë gabime, njësoj sikur t‘i kërkosh fëmijës të shkruajë 3 gjuhë të huaja pa mësuar asnjë abetare”, tha Rama.

Ndërkaq kryeministri foli me bindje duke thënë se do t’i qendrojë betejës për drejtësi të pavarur dhe të drejtë deri në fund, me çdo çmim dhe kosto që mund të ketë.

Edi Rama: Në fund të ditës rrugë shkolla ura spitale e çfarë të doni ju mund të behen dhe ne dime t’i bëjmë më mirë. Por nëse nuk ka barazi para ligjit dhe nuk ka barazi për të gjithë nuk e kemi bërë detyrën karshi fëmijëve tanë.

Tani kjo është kollaj ta thuash por për ta bërë duhet të marrësh përsipër kostot. Sepse tjetër është të mbjellësh peme, tjetër është të japësh drejtësi. Tjetër është që gabimisht pemët ti mbjellësh në korrik, e ato thahen keq është po pemët u thanë.

Tjetër ësghtë të marrësh më qafë njerërz si ti drjetësine e vendose gabim. Janë dy gjëra të ndryshme. Mirë po edhe pse kur kjo drejtësi që ti jep gabim e vuan një familje si e jona, për dikë nga ne që jo pse është diksuh nga ne, por çdo shqiptar që nuk kapet në vendin e krimit pasi ka vrarë, ose që nuk kapet në vendin e krimit me presh në duar ose që nuk është shoqërisht i rrezikshëm, meriton një gjyq të ndershëm e transparent. Përndryshe kemi një drejtësi të pavarur por jo të drejtë. Nga ana tjetër duhet të merremi vesh.

Drejtësi e re që ka pesë vjet, ti kërkosh mos bëjë gabime njësoj sikur ti thuash një fëmijë fol e shkruaj 3 gjuhë të huaja pa mësuar asnjë abetare, e rëndë, por ne do t’i qëndorjmë kësaj deri në fund me çdo çmim.