Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, ka folur lidhru me masat e sigurisë të ndërmarra nga SPAK në UBT, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS.
Sallaku theksoi se është i gatshëm të japë sqarime në çdo grupim apo komision parlamentar dhe se nuk mbron askënd që mund të ketë abuzuar. Ai shtoi se është në proces të një reforme të thellë për transformimin e universitetit.
“Unë jam i gatshëm të shkoj në çdo grupim, të sqaroj këto gjëra. Edhe nëse Komisioni Parlamentar i Arsimit më thërret, jam gati të shkoj dhe të flas. Unë nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar. Kam shumë besim se Universiteti Bujqësor do të ringrihet.
Ne kemi pasur shumë sfida, jemi ringritur në vitet 1990, kur askush nuk donte të studionte bujqësi, jemi ngritur më 1997, jemi ringritur sërish më vonë dhe tashmë jemi futur në një rrugë, që është e vetmja rrugë që universiteti duhet të funksionojë në Shqipëri. Ne kemi nisur reformën më të thellë në universitete.”