“S’komentoj drejtësinë, besoj në një proces të drejtë” – Rektori i Bujqësorit para deputetëve socialistë


Rektori i Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku tha sot para grupit parlamentar se nuk komenton veprimet e vendimet e drejtësië dhe se beson te një proces i drejtë.

Fjala e tij para deputetëve socialistë vjen një ditë pasi Gjykata e Posaçme miratoi 24 masa sigurie ndaj stafit të Universitetit Bujqësor, 5 arrest me burg, 10 arrest shtëpie e 9 detyrim paraqitjeje.

Ata akuzohen nga SPAK lidhur me disa tendera në një hetim të nisur disa vite më parë.

“Jam i gatshëm të shkoj në çdo grupim dhe t’i sqaroj këto gjëra. Mund t’i sqaroj edhe te komisioni parlamentar i arsimit. Nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar dhe ia lëmë drejtësisë komplet të veprojë dhe shpresoj të jetë një proces sa më i ndershëm, po nga ana tjetër po dua të evidentoj se kam shumë besim se Universiteti Bujqësor jo vetëm do ringrihet, siç jemi ringritur në vitet ’90, në vitin ’97, pas viteve 2013-2015 kur nuk vinte askush të studionte dhe tashmë jemi futur në një rrugë që është e vetmja si arsimi i lartë duhet të funksionojë në Shqipëri.” – tha Rektori i Univeristetit Bujqësor Fatbardh Sallaku.