Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej më shumë se dy javësh në qeli, ka ankimuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, “Arrest me burg”.
Ankimimi është nisur me postë, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai u arrestua rreth orës 14:00 të 10 shkurtit.