Deputetja e PD-së Albana Vokshi tha se do i shkojë deri në fund ato që i quajti skandale me koncesionet në shëndetësi, atë të Check Up e Sterilizimit.
Pas daljes nga seanca e parë në Gjykatën e Posaçme, ku ajo dhe biznesmenia Vilma Nushi, e cila e ka paditur për shpifje, nuk u pajtuan, Vokshi tha se do thërrasë si dëshmitarë në gjyq kryeministrin Rama dhe ish-ministrat e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e Ilir Beqaj.
“Asnjë nga palët nuk pranoi të pajtohet, pra kaloi në seancë shqyrtimi. Seanca e radhës u la për 13 mars në orën 9 të mëngjesit.
Meqë Vilma Nushi nuk mbylli as gojën time, as të opozitës, por në formë shantazhi më ka paditur pas letrave publike dhe investon GJKKO, sigurisht siç isha në herën e kaluar do jem në çdo seancë për të prezantuar të gjitha faktet që unë i kam prezantuar edhe në komisionin hetimor.
Nuk mund të pranoj dhe do vazhdojë të denoncoj në të gjitha hapësirat e mia çdo abuzim, korrupsion dhe sidomos kur kanë të bëjnë me jëtën e qytetarëve.
Vilma Nushi e ka financuar Edi Ramën për të marrë pushtetin dhe Ramna i dha koncesionin e check up dhe pas këtij koncesioni i dha me dhjetëra tendera të tjerë”, tha Vokshi.