30-vjeçarja e huaj u gjet e vdekur me thikë në dhomën e hotelit në Tiranë, shpallet në kërkim partneri


Hollësi të reja kanë dalë mbi 30-vjeçaren e huaj që u gjet e vdekur me plagë thike në një dhomë hoteli në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë.

Viktima me origjinë nga vende e Lindjes së Mesme ka hyrë në Shqipëri më 19 shkurt nga aeroporti i Rinasit dhe bashkë me bashkëshortin kanë marrë një shtëpi me qira, shkruan BW.

Gruaja është gjetur me plagë thike në bark. Pas mbërritjes së policisë nuk është gjetur asnjë gjurmë nga i shoqi i cili është larguar bashkë me rrobat. Ai është shpallur në kërkim nga policia.

Gjaku i viktimës është gjetur i tharë e sipas policisë dyshohet se ajo është vrarë ditë më parë.

Njoftimi

“Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte  marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”