Gjykata e Beratit ka lënë në burg tre personat e ndaluar, të cilët akuzohen se kanë hedhur në tregun shqiptar 21 ton mandarina të ndaluara për tregtim, të cilat ishin kthyer mbrapsht nga Kroacia për ërmbajtje të latë pesticidesh.
Në burg për çështjen në fjalë janë Arben Dyli, grumbullues, Elton Tafaj, fermer, Elson Tahiraj, inspektor shteti.
Sipas avokatëve të të arrestuarve, ata janë viktimë të konkurrencës ndërsa avokati i Arben Dylit hodhi dyshime mbi vërtetësinë e analizave të autoriteteve kroate, raporton Shqiptarja.
Në dëshminë e tij para trupit gjykues, eksportuesi Arben Dyli u shpreh se nuk ishte në dijeni se duhej të njoftonte AKU-në pas kthimit të produktit nga Kroacia. Ai njoftoi fermerët, një nga Goriçani dhe një tjetër nga Saranda, për të marrë mallin e rikthyer.
Fermeri i arrestuar Elton Tafaj deklaroi se AKU i kishte komunikuar se mandarinat ishin të prishura dhe për këtë arsye ai i kishte hedhur në landfillin e Dimalit.