Dy eurodeputetë italianë shkojnë të takojnë Veliajn po nuk lejohen (Video)


Dy eurodeputetë italianë kanë shkuar të takojnë kryebashkiakun e Tiranës Veliaj në  paraburgimin e Durrësit po nuk janë lejuaar.

Eurodeputetët Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi janë pjesë e partisë Forza Italia, ndërsa shprehën keqardhjen që nuk u lejuan ta takojnë kryebashkiakun.

Eurodeputeti Grassini tha se mbështet Veliajn në betejën e tij ndërsa kërkoi respektimin e lirive dhe të drejtave, teksa kritikoi paraburgimin si masë, thanë ata në videon e publikuat nga TemA.

“Erdhëm bashkë me eurodeputetin Berardi për t’i shprehur mëbështetjen kryebashkiakut të Tiranës, për të parë kushtet e tij në burgun ku ai mbahet. Për faq të keq nuk na lejuan të futeshim. Na pritën në mënyrë të sjellshme por nuk mund të lejojnë të futet askush me përjashtim të familjarëve. Për fat të keq ka ndodhur te ne në Itali, paraburgimi është kthyer sot në problem sepse shumë personazhe politikë, burgosen si formë parandaluese për të mbërritur në zgjidhje që nuk jemi të sigurt se qëndrojnë. Forza Italia që senatori Berardi e përfaqëson shumë më mirë se unë, është përherë në favor të respektimit të të drejtave të njeriut, përhr në favor të saj se duhet të tregojë deri në shkallën e fundi të gjyqësorit pafajësinë e tij. Të shohim si do shkojë.” – tha Grassini.