Gazmend Paja në SPAK, i sekuestrohet celulari


Aktori Gazmend Paja është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje për rreth 60 minuta në lidhje me një pronë në bregdet, për të cilën është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

“Hera e dytë në SPAK, ishe si aktor apo si investitor strategjik?”, e pyetën gazetarët në dalje nga godina.

Aktori u shpreh: “Isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijn dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj prezence, por mësohet se aktori ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në SPAK.