Gjendet e vdekur me plagë thike 30-vjeçarja e huaj në Tiranë


Një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në një banesë në Tiranë.

E reja është gjetur në një banesë në rrugën “Gjon Muzaka” ndërsa nga këqyrja e trupit policia ka gjetur shenja të shkaktuara nga mjet prerës.

Megjithatë rrethanat janë ende të paqarta dhe prokuroria ka nisur hetimet  për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte  marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.