Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka reaguar pak pasi Gjykata e Lartë e la në burg.
Përmes një audiomesazhi ai thekson se pasi është kapërcyer edhe pengesa e Gjykatës së Lartë do shkohet në Gjykatën e Strasburgut ku shprehet i bindur për fitoren e çështjes së tij.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht më 11 maj për të larguar “narkoregjimin e narkodrejtësinë” e kryeministrit Rama njësoj siç e larguan qeverinë kukull të Sororit qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Të dashur miq, Make Albania Great Forever. Ky është zotimi ynë, ky është angazhimi ynë për 11 maj. Ditën historike kur do ndahemi nga narkoregjimi po edhe narkodrejtësia e tij. Sot për çështjen Meta hodhëm një hap pozitiv sepse kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston kështu që ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut.Pa asnjë diskutim do fitojë siç kemi fituar në Komisionin e Venecias kundër Ramaformës e më kërë rast mos harroni se 2 marsi po vjen e bashkë me të edhe 5 dhjetori i atij mitingu të jashtëzakoshëm mbarëkombëtar, patriotik në mbrojtje të Kushtetutës falë të cilit jo vetëm u çmontua Ramaforma, një pjellë e të gjithë ligjeve antikushtetuese në kundërshtim me konsensusin e 140 votave pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias por njëkohësisht kur prapësuam dhe hodhëm në Lanë edhe ligjin e betimeve te Lana. U bëj thirrje tëë gjithë simpatizantëve të Partisë së Lirisë, shqiptarëve patriotë kudo ku janë të gjithë drejt 11 majit, të gjithë bashkëatdhetarët tanë të nxitojnë, të regjistrohen të marrin pjesë në këtë ditë historike kur narkoregjimi do hidhet te Lana siç e hodhën qytetarët e Maqedonisë së Veriut regjimin kukull të Sorosit në Vardar pak kohë më parë. Malet tona më të larta.” – tha Meta.