Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-Kreu i Shtetit, Ilir Meta. Meta që mbahet i arrestuar prej 21 tetorit 2024, kërkon një masë më të butë sigurie.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.
Edhe Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme. Ndaj saj rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Ndërkohë, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre.
Njoftimi:
Në lidhje me interesimin tuaj për cështjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Lartë, ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.