Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës në Kuvend, duke e paralajmëruar që të mos transferojë tek ai kompleksin e Xhejms Trafikantit.
Gjiknuri tha se ka dëshmuar dhe do të dëshmojë sërish, por sipas tij, e vërteta qëndron diku tjetër. Deputeti i PS i bëri thirrje Berishës që të mos mbajë shpresa për gjëra që nuk ka siguri dhe të mos krijojë tensione të kota.
“Sali ta kam thënë të kujtohet Xhejms Trafikanti më the po Damian ma futën ke të drejtë, pra këtë kompleks mos ma transfero ndryshe.
Unë kam dëshmuar dhe do të dëshmoj , por e vërteta qëndron tjetër vend. Ti mbase je i i shqetësuar me negociatat jo të mira të bëra me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd. Por nuk është mirë të përdorësh këtë sallë për të sajuar akuza të tilla, Kompleksi i Xhejms Trafikantit do të të përsëritet për herë të dytë. Mos mbaj shpresë tek gjërat që nuk ke siguri.”