Nisma “Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet” drejt zyrtarizimit të koalicionit për zgjedhjet e 11 majit


Nisma “Thurje” dhe lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të bashkohen në një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Drejtuesit e këtyre forcave politike, përfshirë Adriatik Lapajn, Endrit Shabanin, Pano Sokon, Dorina Prethin dhe të tjerë, do të shpallin zyrtarisht koalicionin e tyre në një konferencë për shtyp të premten, shkruan BW .