Pala greke grevë, bllokohet nesër qarkullimi në Kakavijë


Ditën e nesërme punonjësit e palës greke të doganës së Kakavijës kanë paralajmëruar një grevë duke bllokuar krejtësisht kalimin e kufirit mes dy vendeve.

Greva është njoftuar nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 24 të mesnatës.

Të drejtë kalimi do kenë vetëm ambulancat dhe makinave funerale si dhe këmbësorët, shkruan Shqiptarja.