“Po ju vjen fundi, jeni të pashpresë”- Berisha: Laptopi me provat e vjedhjeve është në prokurori


Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij për korrupsion dhe abuzime, duke përmendur dy arsye që sipas tij do të çojnë në rënien e qeverisë.

Ai akuzoi Ramën për fshehjen e veprimeve të dyshimta dhe tha se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, është i përfshirë në dhurimin e tokave. Sipas Berishës, laptopi i Agaçit, që përmban prova për vjedhjet, ndodhet në prokurori.

Gjithashtu, Berisha përmendi edhe çështjen “McGonigal”, duke e cilësuar si një tjetër skandal që po trondit qeverinë.

“Po ju vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të shkelë më në Kuvend që është bërë i shkallmuar me një gjuhë që meriton çdo epitet, gjuhë qenefi. Sa herë flet vetëm gjëra të tilla nxjerr. Pse nuk vjen këtu? Dy janë arsyet madhore, së pari ku është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Agaçi që dhuron nga 30 hektarë? A keni përgjegjësi para qytetarëve kur ai ia mbath e ju thoni është në spital, është në intubim.

Këtë rrugë do të ndiqni?

Laptopi ka të gjitha vjedhjet që ka bërë Rama dhe njerëzit pranë tij.

Arsyeja e dytë është dosja McGonigal që po shpërthen. Damian e di që ti kë thënë që të ka urdhëruar Rama, por ligji thotë urdhrat të jashtëligjshëm mos i zbato.

Arsyeja e dytë, laptopi i tij është në prokurori, jeni të pashpresë”, tha ai.