Kryeministri Edi Rama po bashkëbisedon me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën ‘Sy m’Sy, u ndal edhe tek ntegrimi në BE.
Rama u shpreh se synimi është të mbyllen negociatat deri më 2027 për të fituar më në fund statusin e munguar prej shumë vitesh.
“Kush të vi në pushtet, ehh i shkreti ai. Ku e sheh që më ka zënë frikë, për cfarë. E di për çfarë më zë frika mua që koha që kemi në disavantazh të mos shfrytëzohet maksimalisht. Këto komentet vejnë e vijën, por që të jemi serioz Shqipëria është në një oportunitet historik, kemi dritare të hapur për të hyrë në Bashkimin Europian. E hapur për herë të parë, si rezultat i përputhjes së rrethanave tona me rrethanat e BE. Është dritare që është e hapur për ne, dhe duhet të shfrytëzojmë këtë moment, këtë kohë, duhet të mbyllim negociatat deri në fund 2027 dhe duhet të hidhemi brenda, që kur dritarja të mbyllet ne të jemi brenda në BE, dhe te fitojmë statusin e munguar për shumë e shume vite, të barabartë mes të barabartësh. Ky është momenti për të menduar si shqiptarë, o krra-krra.”- u shpreh Rama.