Rama: Shumica e Tiranës ka ujë 24 orë, investimet vazhdojnë


Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy më sy” në Facebook, iu përgjigj një qytetari që u ankua për situatën e ujit dhe energjisë elektrike. Ai tha se sot, shumica e Tiranës ka furnizim me ujë 24 orë dhe se në mbarë vendin, 43 zona urbane dhe 98 zona rurale kanë ujë të pandërprerë.

Sa i përket energjisë, Rama theksoi se koha e mungesave dhe përdorimit të gjeneratorëve ka kaluar. 

“Shqipëria sot ka ujë në 43 zona urbane dhe në 98 zona rurale 24 ujë. Ka pasur në katër zona ujë Shqipëria 24 orë. As në kohën e komunizmit nuk ka pasur Shqipëria ujë 24 orë kudo.

Mendoni si shqiptar e patriot, mos mendoni si kënetë. Këta bëjnë “be, be, be”. Shumica e popullit shqiptar është pas meje. Tirana në 67 përqind të territorit të vet ka ujë 24 ujë.

Në pjesën tjetër ka 17 orë mesatarisht ujë. Po bëjmë dhe investime, sepse qyteti sa vjen e rritet.”