VIDEO – Elon Musk frymëzon Altin Goxhajn, me motorsharrë te zyra e Ramës


Elon Musk, një nga personat më të afërt dhe mbështetësit e palëkundur të presidentit amerikan Donald Trump, frymëzon Altin Goxhajn për zgjedhjet e 11 majit.

Ashtu si Musk para pak ditësh, Goxhaj është shfaqur me një motorsharrë para kryeministrisë e para selisë së PS-së. Goxhaj garon në zgjedhjet e 11 majit si kreu i Aleancës Konservatore Shqiptare.

Me muzikën e fushatës së Trump në sfond ai u bën thirre qytetarëve që të mbështesin AKSH-në në zgjedhjet e 11 majit.

Elon Musk, mbështeti presidentin amerikan Trump gjatë fushatës për zgjedhjer presidenciale të 5 nëntorit 2024 ndërsa tashmë është një nga personat më të rëndësishëm në qeverisë dhe ka nisur një reformë gjithëpërfshirëse në administratë.