Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, i riu u qëllua me një plumb në kraharor


Hollësi të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në fshatin Guci e Re, Shkodër.

I riu është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë dykatëshe ku jetonte i vetëm pasi prindërit i kishte të divorcuar.

Preka është qëlluar me një plumb në gjoks me pistoletë ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë, shkruan BW.

Trupi i tij është gjetur nga familjarët në oborr ndërsa sipas xhaxhait të viktimës, nipi i tij mund të jetë qëlluar disa ditë më parë.

Njoftimi

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”