Akuzat e Berishës për Engjëll Agaçin/ Rama: Këneta hodhi helm mbi dikë që luftoi me vdekjen


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës për Engjell Agaçin, i cili ka deklaruar se është arratisur, madje i kanë marrë edhe laptopin prokurorët e SPAK.

Sipas Ramës, këto janë shpifje, ndërsa theksoi se Agaçi ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Itali dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore që siç shprehet ai “kaloi tehun mes jetës dhe vdekjes”.

 

Rama: Dua të ndaj diçka revoltuese me ju. Këneta është përballë një thatësie të madhe. Maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi i kënetës e di këtë më mirë sesa kushdo tjetër.

Llumi helmues i kënetës që ka mbetur nga ajo që lindi si partia evropiane do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit dhe zhaurime e atij kolektivi speciesh të ulëta do të shqetësojë dynjanë

Këneta ka marrë peng Engjell Agacin, gruan, vajzën, nënën e tij të mrekullishëm, familjen, me ferman të bufit që e shpalli një person në arrati nga drejtësia. Me tam tamet e mushkonjave të kënetës që hodhën helmin e zëvendësimit të tij, e  dyndjes së hetuesve të SPAK  në kryeministri e marrjes së lap topit dhe e syrit që tu dali bashkë me syrin e bufit. Agaçi pati një bllokim i arterieve koronare, u operua dhe pati një dalje të mushkërive nga funksioni që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar. Prej disa ditësh në reanimacion mjekët italianë nuk jepnin detaje nëse do të dilte nga gjendja, Agaçi ende vijon të jetë nën kujdesinë tyre