Koordinatori për programin ekonomik në selinëë blu, Dorjan Teliti, ka zbërthyer propozimet ekonomike të qeverisë së PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit.
Ai shkruan se shpenzimet operative do ulen në maksimum ndërsa nuk do ketë më prokurime publike monopol të oligarkëve, duke sjellë gara të ndershme e transparencë.
Teliti shton më tej se asnjë qindarkë nuk do shkojë më për PPP-të ndërsa paralajmëroi spastrimin e administratës nga patronazhistët.
“ME SALI BERISHËN KRYEMINISTËR RIKTHEJMË SHTETIN E VOGËL QË I SHËRBEN SHQIPTARËVE DHE EKONOMISË!
Me Sali Berishën Kryeministër, rikthejmë shtetin e përgjegjshëm dhe qeverisjen e qytetarëve!
Mjaft më me qeveri luksi në kohë krize! Shpenzimet operative do shkurtohen në limit – abuzimet dhe shpërdorimet duhet të marrin fund! Prokurimet publike nuk do të jenë më monopol i oligarkëve! Gara e ndershme dhe transparenca do të kthehen me ligj! Asnjë cent për PPP-të e korrupsionit! Fillimisht i pezullojmë, pastaj me vendim gjykate i anulojmë të gjitha! PPP-të e pakërkuara do të ndalohen me ligj!
Çdo qindarkë në shërbim të qytetarëve! Jo më tendera sekretë, jo më pasuri për pak njerëz, por transparencë dhe llogaridhënie maksimale! Largim i menjëhershëm nga borderoja e shtetit të trupës patronazhiste! Mjaft më me survejime politike dhe shtet partiak – administrata do të punojë për qytetarët, jo për partinë! Koha e hajnisë ka mbaruar! Me Sali Berishën Kryeministër, shteti rikthehet tek qytetarët! #KohaPërNdryshim #QeverisjeEForte #TransparencëDheLlogaridhënie#SaliBerishaKryeministër.” – shkruan Teliti.