Celibashi pro shtyrjes së afatit të regjistrimit të diasporës


Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka komentuar në emisionin “Log” kërkesën e Sali Berishës për shtyrjen e afatit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka theksuar se nuk është kundër një shtyrjeje, por vendimi për këtë çështje i takon Komisionit Rregullator. Celibashi ka sqaruar gjithashtu se, edhe nëse afati zgjatet, ai nuk mund të tejkalojë datën 9 mars, pasi kjo është dita e fundit për shpalljen e listës paraprake të votuesve nga jashtë.

Afati aktual i regjistrimit përfundon më 4 mars, ndërsa më 12 mars shpallet lista përfundimtare e votuesve nga jashtë.

Celibashi bëri me dije se deri më tani janë regjistruar 199,514 kërkesa.