Drejtori i ‘Acromax’ kërkesë SPAK: Të ngremë qendër për monitorimin e rrjeteve sociale për të evidentuar shkeljet


Drejtori i ‘Acromax’, Aldor Nini, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të dorëzuar një propozim mbi masat që duhen ndërmarrë për të mbrojtur procesin zgjedhor nga manipulimet në rrjetet sociale.

Sipas tij, platformat digjitale si Facebook, Instagram, YouTube dhe TikTok po përdoren për të sulmuar llogaritë e kandidatëve dhe për të përhapur lajme të rreme, duke ndikuar në fushatën zgjedhore.

Nini sugjeroi ngritjen e një qendre të posaçme për të monitoruar dhe raportuar në kohë reale çdo shkelje, duke theksuar se ekzistojnë mekanizma për të ndaluar abuzimet, por metodat aktuale të SPAK nuk janë të mjaftueshme për të vepruar në kohë.

Ai theksoi se politikanë, media dhe individë të ndryshëm kanë raportuar raste të mbylljes së llogarive të tyre në rrjetet sociale për shkak të sulmeve të organizuara nga kundërshtarë politikë apo grupe interesash.

“Sot u paraqita në SPAK për të dorëzuar një propozim me masat që SPAK duhet të ndërmarrë lidhur me krimet për zgjedhjet që na presin në 2025.

Lufta për votat nuk është tashmë vetëm, në terren siç edhe SPAK ka ngritur grupin e posaçëm për ti hetuar, por është në rrjetet sociale.

Ndoshta dhe SPAK vetë dhe shumë etnitete të tjera nuk e dinë se çfarë po ndodh. Mediat tona zyrtare po sulmohen ditë më ditë pa filluar zgjedhjet, entitete anonime që t’i ndalojnë, që të mos informojnë publikun lidhur me informacionet që duhen përzgjedhje.

Kemi media anonime që përhapin lajme falso në mënyre të paligjshme dhe platformat në këto raste nuk bëjnë asgjë.

Kemi kandidatë që po kandidojnë për votat e populli tonë që u mbyllen profilet e Instagrami, Facebook dhe gjithë platformave të tjera me sulme që iniciohen nga kundërshtaret e tyre ose grupe interesash të ndryshëm.

Ekzistojnë mundësi monitorimi për të identifikuar këto shkelje, po identifikimi nuk funksionin dot metodat që ka vepruar SPAK e Prokuroria deri tani. Ato metoda që ne i përdorim në një fushë tjetër, ia kemi propozuar SPAK se si në mënyrë të menjëhershme mund të identifikojnë shkelje e të tilla, mund t’i ndalojnë dhe me këtë sistem që i kemi propozuar, të krijojmë një klimë që këto lloj shkelje mund të evitohen në mënyre të shpejtë. Kjo përfshin ngritjen e një qendre digjitale, çdo person,ose gazetar mund të raportojë sulmet që i ndodh atij dhe të merren në mënyrë të menjëhershme masa nga SPAK dhe grupet e posaçme kundrejt platforma si Meta, YouTube, TikTok etj.

Ajo qendra që është propozuar nga SPAK dhe KQZ, është një qendër që do merret me këto shkelje, por me zgjidh e këtyre problemave me platformat digjitale  ekziston një qendër e tillë. Po flasim për një qendër civile, nga ana e një kompanie ose disa etnitete që ndihmojnë SPAK dhe ekzekutimi nga ana ligjore kryhet nga SPAK. Na vijë politikanë, deputetë, portale të mirëfillta dhe na ankohen për këto lloj problemash, këto qendra ligjore mund të zgjidhin probleme në terren por me platforma nuk i zgjidhin dot, duhet të ekzistojë marrëveshja me këtë platforma.

Ne i bëjmë se jemi entiteti i vetëm që i ka mundësitë teknike ose të komunikimit me këto platforma. Duhet një entitet që e ka marrë përgjegjësinë që të krijojë një klimë të ligjshme në zgjedhjet tona këtë vit. Meqë SPAK e ka marrë këtë target, menduam që SPAK është entiteti i duhur për ti bërë një propozim të tillë. Kemi parë në të kaluarën raportime që bëhen nga India, Rusia, janë të gjitha të paguara nga grupe interesash në Shqipëri. Kemi 30 ankesa me Meta të lidhur me lajme relevante për zgjedhjet të cilat mezi përpunohen, po raportojnë nga këto sulme që po ndodhin.”