Makron e Tusk i dalin në mbështetje Zelenskyt pas përplasjes me Trump


Presidenti i Francës ka reaguar pas përplasjes publike mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodomir Zelenksy.

Emanuel Makron shkroi në X se është Rusia agresori dhe Ukraina viktima duke shtuar se vendosja e sanksioneve ishte e drejtë dhe kjo do vijojë të bëhet.

“Rusia është agresori dhe Ukraina është viktima e agresionit. Ishim të drejtë kur e ndihmuam Ukrainën dhe vendosëm sanksione ndaj Rusisë tre vjet më parë – dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë.”-shkruan Makron.

Në mbështetje të Zelenskyt ka dalë edhe Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

Shkurtimisht ai shkroi “Të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”.

Përplasja mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zgjati rreth 20 minuta në Zyrën Ovale.