Myftiu i Tiranës, njëherazi drejtues i Xhamisë së MadheNamzagjasë ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, që nis nesër.
Përgjatë 30 ditëve, besimtarët do agjërojnë nga mëngjesi në mbrëmje ndërsa Teqja njoftoi se edhe këtë vit Bajrami do falet në shesh duke qnë s xhamia nuk i ka kapacitetet për të përballuar numrin e lartë të besimtarëve.
Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Teqja tha se muaji i Ramazanit është udhërrëfyes shpirtëror i besimtarëve nndërsa shpjegoi lejimet dhe ndalesat gjatë këtij muaji.
“Dita e parë e Ramazanit është nesër, që besimtarët të jenë të agjërueshëm. Sot besimtarët bëjnë përgatitjet shpirtërore për agjërimin, adhurimin, për të gjithë muajin e Ramazanit. Ramazani është muaji në të cilin zbriti dhe u shpall Kurani. Përgatitjet nisin sot në darkë dhe dita e parë në agim, ora 04:30 e mëngjesit fillon koha e agjërimit, që është edhe agimi i parë. Dhe deri në perëndimin e diellit besimtarët nuk konsumojnë ushqim dhe as pije, dhe gjithashtu as marrëdhëniet intime me bashkëshortët dhe bashkëshortet. Ne bazohemi te rregullat strikte të agjërimit, rregullat bazë, por ajo që kërkohet është më shumë, që zemra dhe shpirti të pastrohen në këtë muaj dhe të përmirësojë njeriu raportin e tij me Zotin dhe krijesat. Por nëse njeriu vijon e kryen vepra apo gjëra që nuk janë të ndershme, atëherë agjërimi i tij mbetet vetëm uria dhe etja dhe asgjë tjetër, dhe nuk i merr shpërblimet te Zoti. Neve ia sugjerojmë edhe fëmijëve që janë në moshën e adoleshencës, ose edhe më të vegjël, ama detyrim e ka ai që hyn në moshën madhore. Kurse ata që kanë probleme shëndetësore dhe nuk e mbajnë dot agjërimin, ata janë të justifikuar. Bie fjala gratë shtatzëna apo që kanë fëmijë në gji, sepse mund të ndikojë te ndërprerja e qumështit të gjirit, edhe këto nuk e kanë obligim që të agjërojnë”, shpjegoi imami për Report TV.
Më tej Teqja theksoi se qëllimi kryesor është pastrimi shpirtëror dhe që Zoti t’ia pranojë të gjithëve këtë agjërim.
“Ky Ramazan duhet të jetë mundësia e gjithsecilit prej nesh. Ne jemi njerëz, kemi të metat dhe dobësitë tona, ndonjëherë sprovohemi në jetë. Mbase nuk i përballojmë sprovat siç duhet, mbase nuk mbajmë qëndrimet e duhura, dikujt mund t’ia kemi shkelur të drejtën, pra ky Ramazan duhet të jetë mundësia jonë, të përmirësojmë veten tonë dhe t’i kthehemi Zotit. Ka disa ajete dhe i pari është ai që të bëhesh i devotshëm kur nis agjërimin, që të arrish devotshmërinë dhe të bëhesh njeri më i mirë. Edhe në mbyllje të ajeteve theksohet kjo gjë, që të bëhemi më të mirë, më të devotshëm. Zoti na e mundësoftë, ishalla të gjithë ta arrijnë të fitojnë shpërblimet e Zotit gjatë këtij Ramazani, që janë falja dhe kënaqësia e Zotit. Ishalla bëhemi më të mirë, hyjmë në këtë Ramazan dhe dalim më të mirë prej tij. Nëse e kemi arritur këtë, kemi arritur edhe suksesin e këtij Ramazani dhe shpërblimin”, theksoi Teqja.