Qeveria hungareze do ndalojë paradën vjetore LGBT+ në kryeqytetin e vendit Budapest, që zhvillohet për gati 30 vjet, duke thënë se ajo nuk duhet të “mbizotërojë hapësirat publike”.
Gergely Gulyas, shefi i shtabit të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, i bëri komentet në një sesion informimi të qeverisë të enjten.
Ndërsa Gulyas nuk shpjegoi se çfarë do përfshinte ndalesa, ai gjithashtu njoftoi ndryshime në kushtetutën e vendit, e cila do përfshijë ndryshimin e përkufizimit të gjinisë që të jetë “biologjikisht mashkull apo femër” dhe duke përfshirë në ligj “që e drejta e fëmijëve për zhvillim fizik, mendor dhe moral ka përparësi mbi të gjitha konsideratat e tjera”.
Të mërkurën, Reuters raportoi se Gulyas tha se parade duhet të mbahet në një “vend të mbyllur” këtë vit në vend që të shfaqet përgjatë një rruge në Budapestin qendror si në vitet e mëparshme.
Neela Ghoshal, drejtoreshë e lartë e Ligjit, Politikës dhe Kërkimit në organizatën LGBTQ+ Outright International, i tha CNN të enjten se “ideja për ta detyruar paradën të mbahet në mjedis të mbyllur është tallje”.