Paralizohet Greqia, qindra mijëra protestojnë në përvjetorin e tragjedisë hekurudhore (Fotot)


Protestat masive kanë paralizuar Greqinë.

Qindra mijëra grekë vërshuan në qytetet kryesore dhe qytezat në mbarë vendin  për të kërkuar drejtësi në përvjetorin e dytë të aksidentit hekurudhor më vdekjeprurës.

Aksidenti i rëndë mes dy trenave ndodhi në Luginën Tempesnë Greqinë qendrore natën e 28 shkurtit 2023. Nga përplasja humbën jetën 57 udhëtarë.

Katër hetime penale nisën menjëherë pas tragjedisë megjithatë deri tanui vetëm një prej tyre ka mbërritur deri në gjykatë, shkruan kathimerini.