“Prokurorët amerikanë do të vijnë në Tiranë, Rama nuk do të mund t’i kontrollojë më”- Berisha


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë në një konferencë për mediat në selinë blu, duke e akuzuar Kryeministrin Edi Rama si “Edvin Sinaloa” dhe duke e lidhur atë me aktivitete kriminale.

Ai theksoi se me deklaratën e Presidentit Trump që cilëson organizatën Sinaloa si terroriste, Rama është nën hetim nga prokurorët amerikanë dhe mund të thirret për krimet që ka kryer. 

“Edvin Sinaloa ka marrë një goditje fatale të pashpresë. Me deklarimin e presidentit Trump që e cilëson Sinaloan si organizatë terroriste, ai është tani në rreth të kuq si bashkëpunëtor i këtyre grupeve.

Prokurorët amerikanë do të vijnë edhe në Tiranë, ata nuk mund t’i kontrollojë Rama më. Nga dita në ditë ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer ndaj nuk e zë vendi vend.

Ai po mashtron ne rubrikën sy më sy, oara gazetarëve nuk del për të marrë pyetje. Ka gjetur një mënyrë për të mos u ballafaquar me gazetarët dhe bën pyetje vetë, edhe thotë po mi bëjnë shikuesit. Përpiqet të bëjë tualetin e tij për të gjitha të zezat që ka”,  përfundoi Berisha.