Takimi mes presidentit amerikan Trump e atij ukrainas Zelensky në Shtëpinë e Bardhë është kthyer në një përplasje të fortë deklaratash mes të dyve, në të cilat u përfshi edhe zv.presidenti Vance.
Duke ngritur zërin, Trump, Zelensky e Vanceu përfshinë në një përplasje të tensionuar në lidhje me natyrën e mbështetjes së SHBA-së dhe nëse Zelensky kishte treguar mjaftueshëm mirënjohje për ndihmën e SHBA-së, shkruan CNN.
“Në të vërtetë ti nuk je në pozitë të mirë tani,” e qortoi Trump-Zelenskyn, duke ngritur zërin.
“Ju jeni duke luajtur kumar me Luftën e Tretë Botërore,” vijoi presidenti i SHBA-së.
Vance e quajti Zelenskyn “mosrespektues” për përpjekjen e tij për të diskutuar konfliktin në sytë e publikut.
Presidenti amerikan argumentoi se linja e ashpër kundër presidentit rus Putin do ishte kundërproduktive për arritjen e një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa tha se nuk po mban anën e Putinit.
“Nëse nuk do rreshtohesha me të dy, nuk do kishit kurrë një marrëveshje. Ju dëshironi që unë të them gjëra vërtet të tmerrshme për Putinin dhe më pas të them: ‘Përshëndetje, Vladimir. Si po ecim me marrëveshjen?’ Nuk funksionon në këtë mënyrë. Unë nuk jam në anën e Putinit. Unë nuk jam në anën e askujt. Unë jam në anën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të mirën e botës, unë jam në anën e botës dhe dua ta ndaloj këtë luftë,” tha Trump.