Zelensky falënderon SHBA-në pas takimit jo të këndshëm me Trump


Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X”, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, me kërkesë të presidentit Donald Trump.

“Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit @POTUS, Kongresit dhe popullit amerikan.

Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”,- shkruan Zelensky.