Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, deklaroi se Edi Rama po bën teatër me arrestimin e Erion Veliajt nga SPAK-u.
Alizoti duke e konsideruar Ramën kokën e sistemit tha se Veliaj ishte i vetmi që i rrezikonte pushtetin në PS dhe me arrestimin e tij ai u neutralizua.
“Nuk mendoj se SPAK godet majtas, e shikoj atë që ndodh teatër që të bëjë efekt tek publiku.
Kushdo që ikën, nuk ndryshon sistemi. Rama është koka e sistemit. Njeriu që mund t’ja rrezikonte pushtetin Ramës ishte Veliajn dhe mund ta quaj neutralizim të tij politik këtë që ndodhi, pasi Erion Veliaj ishte kandidati kryesor për të marrë kryesimin e PS-së. Kryeministri bëri këtë shfaqjen dhe e la si çështje”-deklaroi Alizoti.