Bardhi thirrje demokratëve të marrin pjesë në primare: PD respekton vullnetin e anëtarëve


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ftuar anëtarët e PD-së të marrin pjesë në procesin e primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se ka pasur një pjesëmarrje të lartë të demokratëve dhe i ftoi të gjithë anëtarët të paraqiten në votime për të shprehur vullnetin e tyre.

“Është një proces statutor në PD, anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj.

Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’.

Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm demokratësh, anëtarësh të partisë për të shprehur vullnetin e tyre.

Çdo anëtar të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie”, u shpreh ai.