Bylykbashi: Procesi i Primareve në Durrës po shkon shumë mirë, fluksi është i lartë


Procesi i Primareve të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit po zhvillohet me një pjesëmarrje të lartë dhe rregullshmëri maksimale. Kështu është shprehur Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat, duke e cilësuar këtë proces si një nga më demokratikët.

Sipas tij, procesi ka nisur në orën 08:00 me një interes të lartë nga anëtarët e PD-së, të cilët i janë drejtuar kutive të votimit që në orët e para të mëngjesit.

“Sot është hapur sipas ri i një për proceseve më demokratike. Janë Primaret e PD për të përzgjedhur në fazën e parë kandidatë që do t’i nënshtrohen më tej gjykimit të PD për listat e zgjedhjeve të 11 majit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë. Janë një moment i rëndësishëm sepse anëtarësia do të përcaktojë me votë, kush do t’i përfaqësojë ata dhe shqiptarët që do të duan të votojnë më 11 maj ndryshimin.
Procesi ka nisur në orën 08: 00 me një interes të lartë, fluksi është i lartë që në fillim, me një rregullshmëri maksimale.
Procesi deri tani po shkon shumë mirë në të gjithë qarkun e Durrësit”, tha ai.