Elbasani mund Partizanin


Elbasani triumfoi 2-0 ndaj Partizanit në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Skuadra e drejtuar nga Gvozdenovic zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të, kur Musta realizoi saktë nga pika e penalltisë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 89-të, me Mustën që kompletoi dopietën dhe siguroi fitoren për ekipin e tij.

Pas këtij suksesi, Elbasani ngjitet në vendin e pestë me 34 pikë, ndërsa Partizani vijon serinë e rezultateve negative, duke mbetur në vendin e katërt me 40 pikë.