Moska: Zelensky konfirmoi në Uashington se është nxitës i luftës


Rusia nëpërmjet zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova ka komentuar vizitën e Presidentit të Ukrainës Volodmor Zelensky në Uashington.

Moska e quan vizitën dështim të plotë politik dhe diplomatik.

Vizita e liderit të regjimit neo-nazist Zelensky në Uashington më 28 shkurt është një dështim i plotë politik dhe diplomatik i regjimit të Kievit. Pala ruse ka deklaruar vazhdimisht në të gjitha nivelet për papërshtatshmërinë, korrupsionin dhe paaftësinë e Zelenskit për të negociuar”-shkruan Zakharova në Telegram.

Më tej ajo thotë se në vitin 2022 ishte Kievi që refuzoi zgjidhjen politike dhe diplomatike dhe jo Moska.

Ishte regjimi i Kievit që refuzoi të vazhdonte negociatat për një zgjidhje politike dhe diplomatike në pranverën e vitit 2022, duke përdorur gënjeshtra dhe manipulime për të justifikuar vazhdimin e armiqësive dhe marrjen e ndihmës ushtarake dhe financiare perëndimore”-shkruan Zakharova.

Zakharova thekson ndër të tjera se Zelensky konfirmoi me qëndrimin e tij në Uashington se është nxitës i papërgjegjshëm i luftës.

Me sjelljen e tij jashtëzakonisht të egër gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Zelensky konfirmoi se ai është kërcënimi më i rrezikshëm për komunitetin botëror si një nxitës i papërgjegjshëm i një lufte të madhe. Të gjithë duhet të kuptojnë se sa të paqarta tingëllojnë sulme të tilla nga lideri i terroristëve”-shkruan ajo.