
Mbahet sot procesi i Primareve në Partinë Demokratike.
Ky proces po mbahet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Procesi ka nisur në Qarkun Gjirokastër, ku janë 9 kandidatë në garë, raporton BW.
1.Anila Cacaj – Gjirokastër
2.Mariklent Dervishi – Memaliaj
3.Bajram Hysa – Përmet
4.Zenjel Kola – Memaliaj
5.Alma Kore – Gjirokastër
6.Xhafer Meca – Tepelenë
7.Armando Rabaj – Gjirokastër
8.Arben Ristani – Gjirokastër
9.Ndricim Seferi – Gjirokastër
Nga i gjithë qarku pritet të votojnë rreth 2000 anëtarë.
Procesi ka nsiur edhe në Lushnje, ku në garë janë katër kandidatë:
1.Eduard Sharka
2.Saimir Korreshi
3.Gentian Çela
Devin Serjani
Ka nisur procesi i Primareve edhe në Divjakë ku në garë janë Ilda Dhori dhe Elisabeta Rredhi.
Në Divjakë janë rreth 1200 anëtarë të PD që do të votojnë për të përzgjedhur kandidatët.
Edhe në qarkun e Korçës, ku gjithsej janë 19 kandidatë që garojnë për të qenë kandidatë të Partisë Demokratikë në zgjedhjet e 11 majit, ka nisur procesi.
Emrat e kandidatëve janë :-
1-Ledina Alolli
2- Lorenc Begaj
3- Genti Çela
4- Alfred Ggega
5- Xhuljan Guçe
6- Kujtim Hoxha
7- Yllson Ibrahimllari
8- Kristiano Koçibelli
9- Sorina Koti
10- Fidel Kreka
11- Arbër Male
12- Andrea Mano
13- Bledion Nallbati
14- Albana Prifti
15- Brunilda Prifti
16- Eleina Qirici
17- Lulezim Rakipi
18- Edmond Spaho
19- Elsuida Vila
Votimi për kandidatët e preferuar do të kryhet në të gjitha degët e partisë demokratike të qarkut.
Në degen e PD-së:
-Korçë janë rreth 2800 anëtarë
-Devoll- 1900 anëtarë
-Maliq -1854 anëtarë
-Pogradec – 1200 anëtarë
-Kolonjë- 1000 anëtarë.
Mënyra e votimit është një anëtar , një votë .