Rama nga Kamza: Zgjedhjet e 11 majit, një mundësi historike për Shqipërinë


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me asambletë e PS në njësitë 7 dhe 10, Kamëz, ku e cilësoi këtë qytet si një model të qeverisjes së suksesshme. Ai tha se mbështetja e qeverisë ka qenë e vazhdueshme, pa dallime politike apo krahinore.

Rama theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar si vendimtare jo vetëm për PS-në, por edhe për procesin e negociatave me BE. 

 

 

“Në se ka një vend në Shqipëri ku përputhja mes pritshmërive nga vota dhe punëve të bëra është thuajse 100 përqind, ky vend është Kamza.

Është prova e një qeverisjeje dhe mbështetje nga qeveria qendrore që nuk i ndan njerëzit, të majtë apo të djathtë, e as në përkatësira krahinore.

Qytetarët demokratë kanë lindur me këmishë sepse edhe kur nuk na votojnë na e shohin hajrin. Për këtë është shumë rëndësishme që ndryshe nga të gjithë zgjedhjet e tjera, 11 maji është një zgjedhje ku jo vetëm për ne si PS ka shumë rëndësi rezultati.

Por kur rezultati ka një rëndësi historike për Shqipërinë, pasi më 11 maj duhet ë marrë të gjithë energjinë e nevojshme për të kryer procesin e negociatave me BE dhe për të shfrytëzuar dritaren e një mundësie historike”, tha Rama.