Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me asamblenë socialiste në Kamëz, duke iu përgjigjur akuzave se reforma në drejtësi u bë nga George Soros.
Ai vijoi me batuta, duke thënë se po të ishte ndonjë sorkadhe apo fazan, mund të kuptohej si tekë e një miliarderi gjahtar, por jo një angazhim për “bufin e kënetës”.
Edi Rama: Thonë që reformën e bëri Soros këtu, por si e bëri? Në çfarë forme, futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë, 1 miliarder nga më të mëdhenjtë e botës ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri, kuptoni apo jo.
Të ishte ndonjë sorkadhe apo ndonjë fazan hajde se thotë njeriu këta miliarderët kanë edhe këta tekat e veta gjahtar tjetri dhe kjo sorkadhe e bukur e la pa mend dhe i shkoi nga mbrapa.