Aksident tragjik në rrugën Peqin-Elbasan, 2 viktima e 4 të plagosur


Dy persona kanë gjetur vdekjen në një aksident të rëndë në rrugën Peqin-Elbasan pranë fshatit Bishqem.

Nga përplasja e një furgoni me një mjet Mercedes kanë ndërruar jetë drejtuesi i këtij tëfundit dhe pasagjerja ndërsa janë lënduar pesë pasagjerët që ndodheshin në furgon, shkruan BW.