“Bashkimi bën fuqinë s’e ka humbur kurrë vlerën e rëndësinë” – Begaj përkujton 581-vjetorin e Kuvendit të Lezhës


Presidenti Begaj përkujtoi sot 581-vjetorin e Kuvendit të Lezhës. Ai shkruan se mesazhi i Kuvendit se “Bashkimi bën fuqinë” nuk e ka humbur asnjëherë vlerëne e fuqinë dhe s Shqipëria bëhet më e fortë, begatë dhe sigurt me ndihmën dhe energjitë e çdo shqiptarri.

 “581 vite më parë, nën udhëheqësinë e Gjergj Kastriotit, u mbajt Kuvendi i Lezhës, i cili shënoi krijimin e një aleance të fuqishme politike e ushtarake për t’iu kundërvënë pushtimit e mbrojtur trojet e të parëve.

Mesazhi historik që vjen nga Kuvendi i Lezhës, “Bashkimi bën fuqinë”, nuk e ka humbur asnjëherë vlerën dhe rëndësinë e tij. Shqipëria bëhet më e fortë, më e sigurt dhe më e begatë nga kontributi i gjithësecilit, nga bashkimi i  energjive pozitive të të gjithë shqiptarëve, kudo ata janë.” – shkruan Presidenti Begaj në Facebook.

Kuvendi i Lezhës u mblodh më 2 mars 1444. Në të morën pjesë princat arbërorë të cilët vendosën themelimine një aleancë ushtarake e politike për të luftuar kundër pushtimit nga perandoria Osmane.