Vendosni fjalën kyçe....

Meksika ekstradon në SHBA dhjetëra krerë kartelesh, mes tyre Rafael Caro Quintero


Meksika ka filluar procesin e ekstradimit të dhjetëra drejtuesve dhe anëtarëve të karteleve të drogës në SHBA, duke përfshirë Rafael Caro Quintero, një ish-drejtues i kartelit të Guadalajara i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e agjentit të DEA-s Enrique “Kiki” Camarena në vtin 1985, shkruan Fox.

Themeluesit e Los Zetas, Miguel dhe Omar Morales, të njohur edhe si Z-40 dhe Z-42, do ekstradohen gjithashtu në SHBA.

Ekstradimet u bënë me kërkesë të qeverisë së SHBA-së.

“FBI-ja dhe partnerët tanë do bëëjnë çmos për të sjellë terroristët dhe anëtarët e karteleve para drejtësisë”, tha drejtori i FBI-së Kash Patel.