Militantët kurdë të PKK-së shpallin armëpushim të menjëhershëm


Grupi militant i jashtëligjshëm i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) shpalli një armëpushim të menjëhershëm të shtunën, tha një agjenci lajmesh pranë saj, duke marrë parasysh thirrjen e kreut të burgosur Abdullah Ocalan për çarmatimin, në një hap të madh drejt përfundimit të një kryengritjeje 40-vjeçare.

Oçalan i bëri thirrje PKK-së të enjten të lëshojë armët dhe të shpërbëhet, një lëvizje për të cilën qeveria e presidentit urk Tajip Erdogan dhe partia opozitare pro-kurde DEM shprehën mbështetje.

Armëpushimi mund të ketë implikime të gjera për rajonin nëse arrin t’i japë fund një lufte që ka vrarë më shumë se 40,000 njerëz që kur PKK – tani e vendosur në malet e Irakut verior – nisi kryengritjen e saj të armatosur në vitin 1984.

Ai gjithashtu mund t’i japë Erdoganit një nxitje të brendshme dhe një mundësi historike për të sjellë paqe dhe zhvillim në Turqinë juglindore, ku konflikti ka vrarë mijëra njerëz dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë.

Grupi tha se shpresonte se Ankaraja do t’i jepte Ocelanit, të mbajtur pothuajse në izolim të plotë që nga viti 1999, më shumë liri në mënyrë që ai të mund të udhëheqë një proces çarmatimi, duke shtuar se duhet të krijohen kushtet e nevojshme politike dhe demokratike që ai të ketë sukses.

“Ne, si PKK, pajtohemi plotësisht me përmbajtjen e thirrjes dhe deklarojmë se për sana përket ne, do e respektojmë marrëveshjen”, tha grupi në një deklaratë, sipas agjencisë së lajmeve Firat.

“Përtej kësaj, çështjet si dorëzimi i armëve në praktikë mund të realizohen vetëm nën udhëheqjen praktike të Kreut Apo,” tha grupi, duke përdorur pseudonimin e tij për Oçalan, duke shtuar se do i ulte menjëherë armëtb nëse nuk sulmohej.

PKK, e cilësuar si një grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë, tha se ishte gati të thërriste një kongres, siç kërkoi Oçalan, por duhet të krijohen kushtet e nevojshme të sigurisë që ai “ta drejtojë personalisht”.

Udhëheqësi i PKK, i burgosur në Turqi, u bëri thirrje ndjekësve të tij të dorëzonin armët të enjten.

Duke folur në një iftar me familjet e martirëve në Stamboll në ditën e parë të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit të shtunën, Erdogan tha se Turqia do rifillojë operacionet kundër PKK-së nëse procesi i çarmatimit ngec dhe siguroi familjet se procesi nuk do pengojë kundërterrorizmin.

“Nëse premtimet që bëhen herë pas here ngecin, nëse tentohet të kthehet në mashtrim sapërtë na hedhur hi syve, ne nuk mund të fajësohemi për atë që ndodh. Nëse është e nevojshme, ne do vijojmë operacionet tona, të cilat janë ende në vijim, duke mos lënë asnjë gur pa lëvizur, derisa çdo terrorist i fundit të eliminohet,” shtoi ai, duke thënë se Ankaraja gjithashtu do t’i japë fund kërcënimeve ndërkufitare. Më parë, nënpresidenti Cevdet Yilmaz tha në X se shpërbërja e PKK “pa asnjë negociatë” do sillte një epokë të re.

Përpjekjet e mëparshme për t’i dhënë fund kryengritjes, të mbajtura në vitet 2009-11 dhe 2013-15, dështuan dhe çuan në rritje të dhunës.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani