Muzeu Van Gogh prezanton versionin LEGO të “Luleve tw dielit”


Muzeu Van Gogh i Amsterdamit ka bashkuar forcat me prodhuesin danez të tullave plastike LEGO për të krijuar një lloj të vetin të “Luleve tw diellit” të Vincent Van Gogh.

Duke qëndruar përballë kryeveprës së Van Gogh-ut të vitit 1889, një nga seritë e pikturave të lulediellit për të cilën piktori është më i njohur, kuratorja e muzeut Nienke Bakker i tha Reuters se shpresonte se versioni LEGO do ndihmonte më shumë njerëz të njiheshin me jetën dhe punën e tij.

“Gjëja më e mirë është se njerëzit mund ta ndërtojnë atë vetë dhe të ndërtojnë një kompozim në një mënyrë të vetën,” tha ajo.

E përbërë nga 2,615 copë dhe e kompletuar me petale të rregullueshme, LEGO “Lulet e Diellit” është më e vogël se piktura që e frymëzon, por kërkon ende shumë orë për t’u ndërtuar. Ajo përbëhet nga forma dhe ngjyra ekzistuese tullash, me përjashtim të një tulle të krijuar posaçërisht me nënshkrimin e Van Gogh.

Stijn Oom, një dizajner në kompaninë private daneze, tha se kishte qenë një sfidë për të zgjedhur ngjyrat e duhura, por se stili i veçantë i pikturës së Van Gogh, me prekje të dukshme dhe të guximshme të penelit, i ishte dhënë modelit tredimensional LEGO.

Ndërsa kompeti i ri doli zyrtarisht në shitje të shtunën, fansja holandeze Rienke Witmer, e cila u ngrit në pesë të mëngjesit dhe veshi një fustan me pëlhurë luledielli, ishte e para në radhë në dyqanin LEGO të Amsterdamit, me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

“Më pëlqen LEGO dhe më pëlqen arti, kështu që është një kombinim i mirë”, tha Witmer për Reuters.