PD publikon rezultatet e Primareve për 11 qarqet


Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në 11 qarqe të vendit.

Sipas PD, në këtë proces u shënua pjesëmarrje e lartë, ku në total votuan 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike, teksa ndër emrat më të votuar në procesin e primareve vërehen eksponentë të njohur të PD, por edhe figura me kontribut të hershëm dhe emra të rinj.

TIRANË

Ndër emrat më të votuar renditen figura të njohura të Partisë Demokratike si Jorida Tabaku, Klevis Balliu apo Grigels Muçollari në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa kuota minimale e llogaritur, sipas formulës “Impreiali”, për qarkun Tiranë është 144 vota.

foto galeri foto galeri foto galeri

FIER

Në qarkun e Fierit Eduart Sharka dhe deputeti Luan Baçi ishin më të votuarit nga demokratët e këtij qarku.

Kuota minimale e llogaritur sipas formatit Imperiali, për qarkun Fier është 191 vota.

foto galeri foto galeri

DURRËS

Në Durrës demokrati më i votuar rezultoi Igli Cara duke grumbulluar 622 vota.

Kuota minimale e llogaritur sipas formatit Imperiali, për qarkun Durrës është 130 vota.

foto galeri

BERAT

Në qarkun e Beratit kandidati më i votuar ishte Zija Ismaili, i cili mori 1091 vota nga demokratët e qarkut.

Kuota minimale e llogaritur sipas formatit Imperiali, për qarkun Berat është 170 vota.

foto galeri

LEZHË

Gjin Gjoni ishte kandidati më i votuar nga demokratët që votuan në procesin e primareve duke marrë 674 vota.

Kuota minimale e llogaritur sipas formatit Imperiali, për qarkun Lezhë është 175 vota

foto galeri

KORÇË

Në qarkun e Korçës deputeti Bledjon Nallbati ishte më i votuari duke arritur të grumbullojë 1219 vota, duke qenë edhe një nga demokratët më të votuar në rang kombëtar.

Kuota minimale e llogaritur sipas formatit Imperiali, për qarkun Korçë është 230 vota.

foto galeri

KUKËS

Në qarkun e Kukësit Shkëlzen Ibra arriti të marrë 707 vota duke qenë kandidati më i votuar i zonës.

Kuota minimale e llogaritur sipas formatit Imperiali, për qarkun Kukës është 203 vota

foto galeri

GJIROKASTËR

Në qarkun e Gjirokastrës kandidatja më e votuar rezultoi Alma Kore Buci, e cila mori 399 vota.

Kuota minimale e llogaritur sipas formatit Imperiali, për qarkun Gjirokastër  është 178 vota.

foto galeri

DIBËR

Ilir Krosi rezultoi kandidati më i votuar në qarkun e Dibrës në procesin e primareve duke grumbulluar 578 vota në total.

Kuota minimale e llogaritur sipas formatit Imperiali, për qarkun Dibër  është 147 vota.

foto galeri

SHKODËR

Më i votuari në qarkun e Shkodrës rezultoi deputeti Ramadan Likaj, i cili arriti të marrë votëbesimin e 470 demokratëve që morën pjesë në procesin e primareve në PD.

Kuota minimale e llogaritur sipas formatit Imperiali, për qarkun Shkodër është 135 vota.

foto galeri

ELBASAN

Dashnor Sula rezultoi kandidati më i votuar në qarkun e Elbasanit duke marrë 538 vota në total.

Kuota minimale e llogaritur sipas formatit Imperiali, për qarkun Elbasan është 164 vota.

foto galeri foto galeri