Dy vvllëezër e kushëriri i tyre janë arrestuar në Gramsh pasi akuzohen për disa vjedhje banesash në qytet.
Në pranga kanë rënë Sokol, Lorenc e Kristjan Miraka.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta 3 shtetas, më datë 20.02.2025 dhe 28.02.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende të ndryshme me vlerë në banesat e shtetaseve Sh. B. dhe V. H. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas në vende të ndryshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.