Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), i shoqëruar nga policia dhe forcat speciale FNSH, ka ndërhyrë sot në Tragjas për të shembur disa banesa, në kuadër të projektit për ndërtimin e ujësjellësit që do të devijojë një pjesë të lumit Izvor drejt Palasës.
Banorët e zonës, të cilët prej kohësh kundërshtojnë projektin, kanë kërkuar transparencë dhe një konsultim me bashkinë, duke u shprehur se janë të painformuar për detajet e ndërhyrjes. Në vend të një takimi sqarues, ata janë përballur me forcat e rendit dhe IKMT, të cilat kanë nisur procesin e prishjes së ndërtesave.
Situata ka degraduar në përplasje mes banorëve dhe policisë, teksa tensionet në zonë mbeten të larta.