Vijon sërish sot në GJKKO seanca në lidhje me “Plumbin e Artë”, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes të të pandehurve të tjerë.
Ndërkohë që debati ka nisur pasi dikush nga të pandehurit ka provokuar Nuredin Dumanin.
Por ky i fundit gjatë seancës është dëgjuar t’i kthehet me tone të ashpra, raporton BW.
“Do jua ha unë hallvën të gjithëve”, mësohet të jetë shprehur Nuredin Dumani, ndërkohë që ka vijuar: “nuk mund të ma hani hallvën ju mua”.
Nga ana tjetër i dënuarit tjetër, Enver Diva është shprehur me tone të ashpra ndaj Nuredin Dumanit: “Do ta shohim kush do ja haj hallvën njëri-tjetrit, pse rren”.