“Dua të marr hak, të marrim hak për poshtërimin që na kanë bërë, duke u anëtarësuar në BE” – Rama


I pyetur se ku e gjen energjinë për të punuar kryeministri Rama tha se kërkon të marrë hak për mënyrën si është trajtuar ai vetë dhe shqiptarët në Evropë pas viteve ’90, për poshtërimin me të cilin janë përballur.

Një gjetje interesante e kreut të qeverisë për të angazhuar sa më shumë votues që t’i japin votën nën “çatinë” e hakmarrjes dhe historisë së emigrantëve shqiptarë në vendet e BE-së.

“Dua të marr hak, dua të marrim hak. na kanë poshtëruar shumë gjatë, të huajt, tanët. me dhjetëra e dhjetëra vite. Tai është koha të marrim hak. Është fantastike të marrim hak duke u ulur  në tryezën e BE-së njësoj me të tjerët duke i bërë atë shenjën, “kishe nj gjë”. Të bëjmë historinë së bashku.” – tha Rama nga panairi i turizmit në Berlin.